image Valverde refuzon të bëhet trajner i skuadrës së njohur

Futboll

Valverde refuzon të bëhet trajner i skuadrës së njohur

news image

Ish-trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde refuzoi mundësinë për t’u kthyer në klubin e tij të vjetër Athletic Club Bilbao, raporton Mundo Deportivo.

Valverde ishte trajner i Athletic Bilbaos për katër sezone nga vera e 2013 duke i drejtuar ata në Superkupën spanjolle në 2015 dhe kualifikimin në Champions League vitin e kaluar.

Sidoqoftë, raporti i fundit pretendon se Athletic bëri ofertë për Valverde disa javë më parë, e cila u refuzua pasi ishte i lumtur me situatën e tij aktuale.

/Sinjali Sportiv/