image Valencia humb penaltinë kundër Barçës, përfundon pjesa e parë

Futboll

Sport/ Valencia humb penaltinë kundër Barçës, përfundon pjesa e parë

news image

Ka përfunduar 0:0 pjesa e parë e ndeshjes Valencia – Barcelona, që po zhvillohet në ‘Mestalla’.

Për 45 minuta loja, asnjëra nga skuadrat nuk goditi rrjetën kundërshtare, duke bërë që kjo pjesë të mbyllet pa gola për të dy skuadrat.

Rastin më të artë e kishin vendasit, që fituan një penalti pas një ndërhyrje të Gerrard Pique në Gaya, në minutën e 12-të.

Por, nga 16 metërshi, nuk u tregua i saktë Maxi Gomez, goditjen e të cilit u bllokua nga portieri i Barçës, Ter Stegen. /Gazeta Sinjali/