image Valdrin Mustafa tregon çka përdori për ta mposhtur koronavirusin

Futboll

Sport/ Valdrin Mustafa tregon çka përdori për ta mposhtur koronavirusin

news image

Futbollisti Kosovar, Valdrin Mustafa i cili luan për klubin gjerman Hannover ka arritur ta mposht koronavirusin.

Në një intervistë për Sportin Total, Mustafa tregoi se cfarë ka përdorur gjatë kësaj periudhe për t’u shëruar nga ky virus.

“Kam pirë shumë çaj, kam marrë shumë vitamina, kam përdorur banane, molla, kivi e po ashtu kam përdorë edhe paracetamola. Familja kanë qëndruar afër meje duke më sjellë çdogjë dhe kjo më ka ndihmuar shumë” – u shpreh futbollisti kosovar.

Kujtojmë se Valdrin Mustafa luan edhe për Kosovën U-21./Gazeta Sinjali/