image Aksidentohet rëndë vajza e këshilltarit të Ramush Haradinajt

Kosovë

Aksidentohet rëndë vajza e këshilltarit të Ramush Haradinajt

news image

Në aksidentin për të cilin raportoi e para Gazeta Sinjali, i ndodhur mbrëmë në Rrugën e Kombit, konkretisht në aksin rrugor Milot-Rrëshen, është e përfshirë Tea Belegu, vajza e biznesmenit dhe këshilltarit të Ramush Haradinajt, Erolld Belegu.

Tea Belegu dhe vajza tjetër H.M ndodheshin në cilësinë e pasagjereve në veturat që drejtoheshin nga L.Z.dhe L.G. Të dyja kanë marrë lëndime trupore dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.

Tea ka falënderuar Zotin që ka shpëtuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë aksident janë përfshirë katër vetura. Vetëm vetura ku ndodhej vajza e Erolld Belegut kishte targa të Kosovës.  

Video nga aksidenti:

Deri më tani nuk dihen shkaqet se pse është shkaktuar ky aksident, policia po merret me rastin./Sinjali/