image Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit (VIDEO)

Rajon

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit (VIDEO)

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në Rrugën e Kombit, në territorin e Shqipërisë.

Në videon dhe fotot e dërguara nga një sinjalizues në adresë të Gazetës Sinjali, shihen disa vetura të aksidentuara në mesin e tyre edhe një automjet i rrokullisur.

Policia rrugore e Shqipërisë është në vendin e ngjarjes, ndërsa përvec dëmeve materiale, ende nuk dihen pasojat tjera nga ky aksident.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për këtë dhe raste të tjera. Ndërkohë inkurajojmë të gjithë ata qe posedojnë video dhe foto të aksidenteve, por edhe të ngjarjeve të tjera, që t’i dërgojnë në adresë të Sinjalit, në mënyrë që qytetarët të jenë të informuar në kohë reale dhe me korrektësi./Sinjali/