Një person është arrestuar dje në fshatin Bishtazhin të Gjakovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjali brenda Policisë, ai ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Burimet e njëjta bëjnë të ditur se gjatë arrestimit, atij i është konfiskuar edhe një armë zjarri AK-37 me 13 fishekë.
Po ashtu, Sinjali mëson se i dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/