image United në "rresht" që ta sigurojë transferimin e polakut Lewandowski

Futboll

United në “rresht” që ta sigurojë transferimin e polakut Lewandowski

news image

Manchester United po përflitet se është në kontakt me përfaqësuesit e Robert Lewandowski në lidhje me një lëvizje gjatë verës.

Sulmuesi polak, ka më pak se 18 muaj të mbetur në kontratën e tij me Bayern Munich dhe është duke diskutuar hapat e tij të ardhshëm.

Trajneri i përkohshëm i United, Ralf Rangnick është një admirues i madh i yllit të Bundesligës dhe sipas 90min është i prirur të punojë me shefat e Old Trafford për të përgatitur një ofertë.

Rangnick ka thënë për gjuajtësin e Bayernit: “Robert ka qenë një nga sulmuesit më të mirë, nëse jo më të mirët qendrorë në Gjermani. Sigurisht, në Gjermani dhe gjithashtu në Evropë“.

Ai shënoi 41 ose 42 gola sezonin e kaluar në Bundesligën gjermane dhe disa gola shtesë në Ligën e Kampionëve dhe në Kupën e Gjermanisë, kështu që ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe i jashtëzakonshëm.

Çdo marrëveshje do të varet nëse Bayern do të marrë nënshkrimin e vlefshëm të numrit 9 të Borussia Dortmund, Erling Haaland.

Gjigantët bavarez po luftojnë me Barcelonën, Real Madridin dhe Manchester Cityn për norvegjezin, me Chelsea gjithashtu thuhet se po monitoron situatën.

/GazetaSinjaliSporti/