image United fiton por nuk arrin pozitën e parë, mund të përballet me Barcelonën në fazën eliminuese

Futboll

United fiton por nuk arrin pozitën e parë, mund të përballet me Barcelonën në fazën eliminuese

news image

Skuadra e Manchester United ka dështuar që të rrëmbejë pozitën e parë në grupin E.

Pavarësisht fitores minimale 1-0 në Spanjë ndaj Sociedad, United ka mbyllur grupin si e dyta, dhe tashmë rrezikon të përballet me një skuadër shumë të fortë në raundin eliminues në Ligën e Evropës.

Ekipet si Barcelona, Juventusi, Ajax e Sevilla janë disa nga kundërshtarët të cilët anglezët mund të përballet në raundin e “play-off” të Ligës së Evropës.

Shorti i Ligës së Evropës do të tërhiqet të hënën e ardhshme, nga ora 13:00.

/GazetaSinjaliSport/