image “Unë nuk ta njoh ligjin hiç, qitash vi e t'kallxoj”- Arrestohet i dyshuari që kërcënoi gazetaren e Sinjalit

Siguri

“Unë nuk ta njoh ligjin hiç, qitash vi e t’kallxoj”- Arrestohet i dyshuari që kërcënoi gazetaren e Sinjalit

news image

Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë dje të dyshuarin që e kërcënoi gazetaren e Gazetës Sinjali pas një videoje të publikuar më 5 janar të këtij viti, raporton Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes raportit 24-orësh, ku thuhet se i dyshuari për kanosje është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.

I dyshuari Dardan Krasniqi, ka kërcënuar gazetaren e Sinjalit më 6 janar, pas publikimit të videos, në të cilën shihen dy vajza të cilat kanë dalë në xhamat e një taksie dhe vallëzojnë derisa vetura është në lëvizje, në qendër të Prishtinës.

Pas publikimit të pamjeve, i njëjti ka kërcënuar gazetaren e Sinjalit me disa nga fjalët: “E sheh qitash kur t’vi aty t’kallxoj, ka me ardhë te dera, me ju ru ren. A po e fshin qato, unë nuk ta njoh ligjin hiç”.

Rasti është denoncuar në Policinë e Kosovës më 7 janar.

/GazetaSinjali/