image Ujërat e zeza shkatërrojnë rrugën "Uran Ajeti" në Prishtinë

Sociale

Ujërat e zeza shkatërrojnë rrugën “Uran Ajeti” në Prishtinë

news image

Banorët e rrugës “Uran Ajeti” në kryeqytet tash e një muaj janë duke u përballur me ujërat e zeza që kanë vërshuar këtë rrugë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar një foto në adresë të Gazetës Sinjali, ku shihet gjendja e mjerueshme e kësaj rruge, e katandisur kështu nga ujërat e zeza.

Sipas tij, ujërat e zeza përveç që po kundërmojnë erë të keqe, tani kanë dëmtuar edhe rrugën.

Rruga “Uran Ajeti” në Prishtinë

“Kjo nuk është normale. Përveç që kundërmojnë erë të keqe, rrezikon me shpërthy edhe ndonjë infeksion. Ka një muaj që është kështu dhe tash rrjedhja e ujërave të zeza e ka shkatërru edhe rrugën”, tha ai i mllefosur./Gazeta Sinjali/