image UEFA delegon gjyqtarët kosovarë për ndeshjen në Ligën e Konferencës

Futboll

UEFA delegon gjyqtarët kosovarë për ndeshjen në Ligën e Konferencës

news image

Për herë të dytë që nga debutimi i tij në arenën evropiane, Genc Nuza do të ndajë drejtësinë në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

UEFA ia ka besuar Nuzës ndeshjen ndërmjet skuadrës bullgare, Ludogorets dhe asaj sllovake, Spartak Trnava, në kuadër të Grupit H, e cila zhvillohet të enjten në Razgrad, në orën 18:45.

Nuzës do t’i asistojnë Bujar Selimaj e Fatlum Berisha, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Erdall Zasella.

Ndërkaq, në VAR do të jenë gjyqtarë zviceranë.

Të rikujtojmë se Genc Nuza është i përfshirë edhe në programin “Mentor&Talent”, ku janë të përfshirë 20 gjyqtarët më perspektivë evropianë për edicionin 2023/24.