image Han i Elezit/ Pagoi 10 mijë euro për një pasaportë, dyshohet se është e falsifikuar

Siguri

Han i Elezit/ Pagoi 10 mijë euro për një pasaportë, dyshohet se është e falsifikuar

news image

Një grua është paraqitur në stacionin e policisë në Han të Elezit dhe ua ka prezantuar zyrtarëve policorë një pasaportë, e cila dyshohet se është e falsifikuar, raporton Gazeta Sinjali.

Ajo mesditën e djeshme ka rrëfyer se ua ka paguar 10 mijë euro dy personave, në mënyrë që ata ta pajisjen me këto dokumente.

Policia ka njoftuar se rasti i hapur si “Kontrabandim me migrantë & Dokument i falsifikuar” do të vazhdojë në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/