Shpesh herë të rinjtë e kanë të vështirë të pranojnë ndarjen nga partnerët e tyre. Ata nuk zgjedhin formë për të provuar që të kthehen sërish bashkë, e madje nuk i kursejnë as kërcënimet e shantazhet ndaj tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Një vajzë e re nga fshati Rufc i Ri i Lipjanit ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, ku ka deklaruar se ish i dashuri i saj nuk po e lë rehat ani pse kanë ndarë rrugët.
Sinjali mëson se 28-vjeçari edhe më parë kishte përfunduar në Polici si i dyshuar për kanosje për shkak të denoncimit nga ish e dashura e tij.
E kësaj radhe, ai dyshohet se ka bërë publike disa fotografi të 22-vjeçares, të cilat ua ka dërguar kunetërve të viktimës. Kjo ka ngjallur frikë dhe shqetësim tek ajo, me ç’rast ka kërkuar mbrojtje nga organet e rendit.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Fotografim dhe incizime tjera të paautorizuara’, ndërsa veprimet tjera do merren posa të kapet i dyshuari.