image Raportohet se është rrënuar çezma e vjetër e xhamisë në Prishtinë

Sociale

Raportohet se është rrënuar çezma e vjetër e xhamisë në Prishtinë

news image

Raportohet se është rrënuar çezma e vjetër e xhamisë së çarshisë në Prishtinë. Kështu ka bërë të ditur faqja në Facebook “Vrojtuesit e Lagjës”.

Nuk është dhënë ndonjë informacion se nga kush apo pse është rrënuar kjo çezmë, që përveç funksionit praktik, bart edhe vlera historike dhe të trashëgimisë kulturore për kryeqytetin.

“SKANDAL: Rrënohet çezma e vjetër e xhamisë se çarshisë ne Prishtine. Turp dhe krim”, është shkruar në mbishkrimin e dy fotografive të publikuara.

/GazetaSinjali/