Një vajzë e mitur është rrëzuar nga një lartësi, derisa ishte duke lozur, mbrëmjen e së martës, në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Ditën kur ndodhi rasti, vogëlushja ishte dërguar për trajtim mjekësor, por ishte liruar për në shtëpi qysh atë ditë.
Mirëpo, gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar të nesërmen, kur u dërgua me urgjencë në Emergjencën e QKUK-së.
Për shkak të lëndimeve të rënda që ka pësuar gjatë rrëzimit, vogëlushja është hospitalizuar në Klinikën e Neurokirurgjisë, njofton policia.
Prokurori ka urdhëruar që ky rast të iniciohet si “Lëndim i rëndë trupor dhe Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”, derisa hetimet për zbardhjen e tij janë duke vazhduar./Gazeta Sinjali/