Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi të njëjtit kishin disa mosmarrëveshje dhe janë rrahur mes veti në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Policisë bëjnë të ditur se gjatë intervistimit të tyre, njëri prej të dyshuarve e ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.
Të njëjta burime po ashtu kanë njoftuar se rasti po vazhdon të hetohet, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.