Më 30 korrik një familje nga Gjilani ka raportuar në polici se vajza e tyre është zhdukur, por nga Policia bëhet e ditur se e mitura ishte duke bashkëjetuar me një person.
Personi i dyshuar që ka bashkëjetuar me të miturën është arrestuar dje, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare”, shkruan Gazeta Sinjali.
I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /GazetaSinjali/