image U përfol për lidhje me Noizyn, Loredana flet për herë të parë

Bota e Yjeve

U përfol për lidhje me Noizyn, Loredana flet për herë të parë

news image

Loredana Zefi dhe Rigels Rajku i njohur ndryshe për publikun si Noizy, janë dy këngëtarët më të pëlqyer të momentit pas bashkëpunimit të fundit.

“Heart attack” ka korrur sukses të madh duke thyer rekorde klikimesh, por përveç suksesit ky bashkëpunim i dyshes ka sjellë dhe kunja e reagime të ndryshme nga Mozzik.

Kohë më parë në një videolive reperi i njohur, Cllevio kishte bërë një deklaratë të fortë për Loredanën dhe Noizyn.

“E dini çfarë mësova sot për Loredanën? E ka kapur Noizy. Për shkak të kësaj Noizy s’flet më me Mozzikun”, ka thënë ai.

Së fundmi, Loredana ka publikuar një Instastory ku ka hedhur poshtë spekulimet për një lidhje të mundshme mes tyre.

Ajo ka treguar se Noizy për të është një shok që s’mund ta zëvendësojë askush.

/GazetaSinjali/