image Loredana publikon jetën luksoze, poston tufa parash në Instagram

Bota e Yjeve

Loredana publikon jetën luksoze, poston tufa parash në Instagram

news image

Nëse ka diçka që Loredana e ka ndarë shpesh me ndjekësit e saj, është fakti që ka para.

Reperja ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Me anë të një Instastory, artistja ka postuar një foto ku tregon një tufë të madhe me para. Dhe në foto reperja shkruan: “Ndaloni së shfaquri paratë tuaja në Instagram”

Reperja e reklamon shpesh jetën e saj luksoze në rrjetet sociale dhe në muzikën e saj. Shumë tekste këngësh të Loredanës janë rreth parave, makinave të shtrenjta, etj. Në rrjetet sociale ajo poston vazhdimisht foto me makina të shtrenjta, apo tufa parash si në këtë rast.

Madje Loredana nuk ngurroi të pranonte pak kohë më parë se ka kërkuar 120 mijë euro për një performancë në një Festival. Gjë që ka shkaktuar reagime të shumta dhe shumë përdorues të rrjeteve sociale e kanë konsideruar kërkesën e saj si ‘kapriço’ dhe ‘të tepruar’.

Gjithë këtyre kritikave ajo iu përgjigj asokohe duke publikuar një foto me shumë para në dorë dhe disa varëse argjendi shumë të shtrenjta. Si duket reperja ka dashur të tregojë se është mësuar me para dhe jetën e tillë.

/GazetaSinjali/