Është arrestuar një person në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pasi që i njëjti ka tentuar të udhëtojë në destinacionin Prishtinë – Dyseldorf duke prezantuar leje qëndrim të Belgjikës e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Gazeta Sinjali mëson përmes burimeve se personi i arrestuar është shtetas i Turqisë.
Siç mëson gazeta, rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. /Gazeta Sinjali/