image U operua gjatë natës, kjo është gjendja e 17-vjeçarit

Shëndetësi

U operua gjatë natës, kjo është gjendja e 17-vjeçarit

news image

Nga sulmi i mbrëmshëm në Gllogjan ku humbën jetën tre persona, duke përfshirë edhe nxënës mbeti i plagosur edhe nxënësi, Fliant Turkaj, 17-vjeçar, ku gjendja tij është stabile, raporton Gazeta Sinjali.

17-vjeçari është operuar gjatë natës dhe vazhdon trajtimin në Spitalin e Pejës.

Këtë për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i spitalit të Pejës, Naim Sahiti.

Pacienti është operuar mbrëmë në orët e vona të natës dhe i është larguar një plumb nga trupi. Gjendja e tij shëndetësore për momentin është stabile dhe po vazhdon të rikuperohet pas operimit”, tha Sahiti.

Gjatë mbrëmjes në orët e mbrëmjes një autobus në Gllogjan ka qenë caku i të shtënave me armë nga disa persona të maskuar, ku mbetën të vrarë tre persona, shoferi i autobusit dhe dy nxënës të shkollës së mesme.

/GazetaSinjali/