Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, dje rreth orës 19:40, raporton Gazeta Sinjali.
Në deklaratën e siguruar nga Gazeta Sinjali, ata u kanë thënë hetuesve policorë se kishin planifikuar të shkonin ilegalisht në shtetet e Bashkimit Evropian.
Për të arritur në destinacionet e tyre, ata kishin arritur marrëveshje me një person tjetër, i cili i priste andej kufirit, për t’i dërguar pastaj në BE.
Mirëpo, ky plan i tyre u shthur nga Policia e Kosovës. Personi që i priste nuk është kapur ende nga organet e sigurisë, ai dyshohet për veprën penale “Kontrabandim me migrantë”./Gazeta Sinjali/