image U nis për të shkuar në Preshevë, burri nga Prishtina i zhdukur tash e pesë ditë

Kosovë

Misterioze/ U nis për të shkuar në Preshevë, burri nga Prishtina i zhdukur tash e pesë ditë

news image

Një burrë para pesë ditësh doli nga shtëpia e tij në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë dhe nuk u lajmërua më.

Përpara se të zhdukej pa gjurmë mesditën e 24 marsit, bashkëshorja e tij thotë se i kishte thënë se po shkonte në Preshevë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një ditë pasi doli nga shtëpia, bashkëshortja e saj e kishte raportuar rastin në Polici.

“Rr. Ismet Krasniqi, Prishtinë 24.03.2020 12:10 Me datën 25.03.2020 ankuesja femër K ka raportuar se bashkëshorti i saj viktima mashkull kishte dalë nga shtëpia me qëllim që të shkojë në Preshevë, mirëpo prej asaj dite viktima më nuk kishte pasë kontakte me familje”, thuhet në raportin e Policisë.

Policia ka thënë se rasti po hetohet. /Gazeta Sinjali/