Pas shumë ditësh kërkime, është gjetur më në fund trupi i pajetë i dhjetëvjeçarit në Fan. Mësohet se trupi i pajetë i vogëlushit është gjetur në rezervuarin e HEC-it në Reps.
Kujtojmë se fëmijën e mori rrjedha e Fanit në Mirditë pasi iu afrua ujit për të marrë topin që i kishte rënë. Vogëlushit i rrëshqiti këmba dhe më pas e mori rrjedha.
Kërkimet për gjetjen e trupit vijuan për më shumë se 10 ditë ndërsa në një moment u bë edhe devijimi i pjesshëm i lumit për të kontrolluar pranë një ure ku dyshohej se mund të ndodhej trupi, shkruan abcnews.
Familjarët e të voglit i hapën dyert e mortit ditë më parë ndërsa prisnin me ankth gjetjen e tij.