image Avokati i Veselit flet për 400 dokumente tjera të rëndësishme për caktimin e trupit gjykues

Drejtësi

Avokati i Veselit flet për 400 dokumente tjera të rëndësishme për caktimin e trupit gjykues

news image

Avokati i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Ben Emmerson ka folur rreth rëndësisë së marrjes së autorizimit për publikimin e 400 dokumentave tjerë të cilat sipas tij do të luajnë rol të rëndësishëm në caktimin e trupit gjykues në proces.

Sipas tij, këto materiale janë të rëndësishme sepse janë nga palë që nuk janë të përfshira në konflikt duke shtuar se numri i tyre është 400 dokumente, shkruan Gazeta Sinjali.

Ne e kemi të qartë se çfarë ndikimi ky lloj dokumentacioni mund të ketë. Dokumentacion nga burime qeveritare apo ndërqeveritare dhe që mund t’i jep njëfar forme çështjes. Shihet më së miri me materialin e rregullës 107 dhe materiale kyçe nuk i janë nxjerrë mbrojtjes“, tha Emmerson.

Gjatë paraqitjes së sotme, për ecurinë e çështjes, mbrojtja e Veselit, shprehën vërejtjet për moskryerje të punës nga Prokuroria e Specializuar.

/GazetaSinjali/