image Itali/ Gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me gjak, gjendet në përrua trupi i pajetë i shqiptares

Evropë

Itali/ Gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me gjak, gjendet në përrua trupi i pajetë i shqiptares

news image

Trupi i pajetë i një gruaje gjysmë të zhveshur është gjetur mbrëmjen e djeshme, pranë përroit Parmigliola, në Marinella di Sarzana (Itali).

Sipas asaj që mësohet, trupit është gjetur me shumë gjak, nuk përjashtohet mundësia që gruaja të jetë qëlluar për vdekje para se të hidhej në përrua.

Rai News shkruan se gruaja është e moshës 30 deri në 40 vjeç dhe dyshohet se është me origjinë shqiptare.

Identifikimi është ende në vazhdim nga autoritetet.

Pranë trupit nuk u gjetën as çantë dore, as dokumente apo sende personale.

Hetuesit nuk përjashtojnë pistën që gruaja të jetë plagosur për vdekje në një vend tjetër, pavarësisht sasisë së madhe të gjakut, në fakt për momentin nuk është gjetur asnjë predhë pistolete apo pushke.

Megjithatë, do të jetë autopsia ajo që do të zbardhë shkakun e vërtetë të vdekjes.

/GazetaSinjali/