image E dhimbshme: Humb jetën 20-vjeçarja që u aksidentua para tetë ditësh në Krushë të Madhe

Sociale

E dhimbshme: Humb jetën 20-vjeçarja që u aksidentua para tetë ditësh në Krushë të Madhe

news image

Një 20 vjeçare e cila u aksidentua më 17 maj, në Krushë të Madhe, ka humbur jetën sot, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës dhe kanë njoftuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Viktima ishte aksidentuar më 17 maj, derisa ishte duke e kaluar rrugën.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/