image U kapën me kanabis, dënohen me burg katër shqiptarë në Francë
[wp-story id="814678"]

Evropë

U kapën me kanabis, dënohen me burg katër shqiptarë në Francë

news image

Gjykata franceze ka marrë sot vendimin për dënimin e gjashtë personave, mes tyre katër shqiptarë, për prodhim të lëndëve narkotike.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se dy nga të arrestuarit u dënuan me njëzet e katër muaj burg, tetëmbëdhjetë prej të cilëve me kusht.

Personi i pestë është dënuar në mungesë me katër vite burg, ndërsa për të fundit, gjykata ka vendosur 30 muaj arrest shtëpie.

Shqiptarëve u është ndaluar gjithashtu edhe hyrja në territorin francez.

Arrestimi i tyre u bë pasi rreth 1100 rrënjët e kanabisi u gjetën në pyllin e Saumos (Gironde).

Plantacioni u zbulua në korrik të 2019 nga agjentë të Zyrës Kombëtare të Pyjeve.

/GazetaSinjali/