image Ekskluzive | Zbulohen rreth 100 bimë të dyshuara kanabis në një arë me patate në Krushë të Madhe

Ekskluzive

Ekskluzive | Zbulohen rreth 100 bimë të dyshuara kanabis në një arë me patate në Krushë të Madhe

news image

Një rast i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike është zbuluar në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit, ku në një arë të mbjellë me patate janë hasur dhjetëra bimë të dyshuara të llojit “Kanabis Sativa”.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë me dije se fillimisht rasti është raportuar nga Stacioni Policor në Rahovec, ndërsa më pas në vendngjarje kanë dalë hetuesit e njësisë antidrogë.

Gjatë kontrollit në terren, hetuesit kanë konstatuar praninë e rreth 100 bimëve të dyshuara narkotike.

Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda në Gjakovë, i cili ka urdhëruar marrjen e mostrave për ekzaminim dhe më pas asgjësimin e bimëve të gjetura.

Megjithatë, sipas dyshimeve fillestare të hetuesve, ekziston mundësia që bëhet fjalë për bimë të egra kanabisi, pasi zona në fjalë konsiderohet e njohur për raste të ngjashme edhe në të kaluarën, ku bimët kanë mbirë vetvetiu.

Lidhur me rastin është intervistuar edhe pronari i arës ku janë gjetur bimët, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/