image Kapet me 17 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet rusi para nisjes nga Tajlanda

Botë

Kapet me 17 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet rusi para nisjes nga Tajlanda

news image

Një shtetas rus është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Phuketit në Tajlandë, pasi autoritetet zbuluan një sasi të madhe kanabisi të fshehur në bagazhin e tij.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, 30-vjeçari Sergei Chalabari u ndalua nga zyrtarët doganorë pak para se të udhëtonte me avion drejt Kazakistanit.

Kontrolli i detajuar i valixheve nisi pasi autoritetet vunë re dyshime gjatë procedurës rutinë të inspektimit. Brenda bagazheve u gjetën më shumë se 17 kilogramë kanabis, të paketuar në mënyrë që të fshihej përmbajtja e tyre.

Policia tajlandeze ka nisur hetimet për rastin, ndërsa i dyshuari përballet me procedurat ligjore sipas legjislacionit vendas për trafikimin dhe posedimin e lëndëve narkotike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/