image U caktohet masa e paraburgimit dy vëllezërve që u kapën me drogë në Prizren - Sinjali

U caktohet masa e paraburgimit dy vëllezërve që u kapën me drogë në Prizren

news image

Të dielën gjatë një aksioni të Policisë në qytetin e Prizrenit janë arrestuar dy persona, Arianit dhe Flamur Deliaj, pasi dyshohet se atyre u janë gjetur disa qese me drogë.

Ndaj tyre, Gjykata ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Sipas komunikatës së Gjykatës Themelore në Prizren, Arianit Deliaj ka qenë në arrest shtëpiak për narkotikë dhe gjatë kësaj kohe dyshohet se ka kryer vepra penale.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se të dy janë recidivist edhe për vepra tjera penale tipike të kësaj natyre.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin