image Ekskluzive: Arrestohen dy vëllezër në Prizren, kapen me drogë

Siguri

Ekskluzive: Arrestohen dy vëllezër në Prizren, kapen me drogë

news image

Sot gjatë një aksioni të Policisë në qytetin e Prizrenit janë arrestuar dy persona, pasi dyshohet se atyre u janë gjetur disa qese me drogë. Sinjali ka mësuar identitetin e dy të dyshuarve dhe iu sjellë detaje nga ky rast.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë njoftojnë se bëhet fjalë për Arianit dhe Flamur Deliajn, që janë vëllezër.

Gjatë aksionit të Policisë është konfiskuar një numër i konsiderueshëm i gjësendeve, por droga është kapur e mbështjellur në qese dhe folje.

Gazeta Sinjali është në pritje të konfirmimit të Policisë për detaje tjera lidhur me rastin.

Flamur Delija
Arianit Delija

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/