image U akuzua për korrupsion/ 7 muaj burgim me kusht për komandantin e nënstacionit policor në Zhur

Drejtësi

U akuzua për korrupsion/ 7 muaj burgim me kusht për komandantin e nënstacionit policor në Zhur

news image

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Ziber Susurit, duke e dënuar me 7 muaj burgim me kusht lidhur për akuzën “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.

Sinjali ka raportuar për këtë rast, më 28 tetor 2021.

Sipas aktakuzës së 27 tetorit të vitit 2021, të ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, Ziber Susuri, akuzohej se si person zyrtar – komandant i Nënstacionit Policor në Zhur, ka shënuar të dhëna të rreme në dokumentin zyrtar – fletëparaqitjen për Kundërvajtje, të lëshuar kundër kundërvajtëses, Majlinda Elshani, nga zyrtarët polciorë, Vllazim Fanaj dhe Driton Krasniqi, sipas së cilës fletëparaqitje ajo kishte bërë kundërvajtje nga neni 72.1 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor (Ligji nr.05/L-088), dhe për të cilën të njëjtës i është shqiptuar gjoba në shumë prej 200 euro, masa mbrojtëse – marrja e patentë shoferit për tre muaj dhe shqiptimi i një pike negative.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Susuri është dënuar me 7 muaj burgim me kusht dhe i njëjti obligohet që në emër të paushallit gjyqësor, të paguajë shumën prej 100 euro, si dhe shumën prej 50 euro në emër të fondit për kompensimin e viktimave të krimit.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh.

/GazetaSinjali/