image Tymoste kanabis, futbollisti 23-vjeçar skualifikohet për dy vjet

Futboll

Skoci/ Tymoste kanabis, futbollisti 23-vjeçar skualifikohet për dy vjet

news image

Mesfushori Conner Duthie është skualifikuar për dy vjet për përdorimin e kanabis. Futbollisti skocez është gjetur pozitiv në një kontroll antidoping e duhet të qendrojë jashtë gjatë.

23-vjeçari që luan për Stenhousemuir, klub i divizionit të dytë në Skoci, është skualifikuar për dy vjet, sepse dështoi në testin e bërë në 16 mars 2019. Lajmin e ka bërë të ditur Edinburg Evening News që shpjegon se në kampionin e urinës së lojtarit janë gjetur gjurmë kanabisi.

Përdorimi i një substance të tillë nuk është e ndaluar jashtë kompeticioneve, por lojtari gjendej në mes të sezonit e, kështu, nuk mund ta përdorte.

Sipas Pat Myhill, përfaqësues i Agjensisë antidoping, kanabisi është i ndaluar gjatë kampionatit sepse mund të ketë efekte, më shumë psiqike, përveçse fiziologjike. /Gazeta Sinjali/

Image result for Conner Duthie