Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka lavdëruar mesfushorin Conor Gallagher, teksa anglezi bëri përshtypje në ndeshjen e tyre miqësore parasezonale kundër Club America të dielën në Allegiant Stadium në Las Vegas.
Chelsea fitoi ndeshjen 2-1 kundër klubit meksikan pasi Timo Werner dhe Mason Mount gjetën rrjetën.
Trajneri gjerman foli për Gallagher dhe sugjeroi se ishte një vendim i mençur nga ana e klubit që ta dërgonte lojtarin në huazim te Crystal Palace sezonin e kaluar, gjë që përmirësoi standardet e tij.
“Conor stërvitet në një nivel vërtet të lartë dhe mund ta shihni qartë se ishte vendimi i duhur për ta lënë atë të huazohej”, tha Tuchel pas miqësores. “Ai bëri një hap të madh në zhvillimin e tij në Palace dhe u bë lojtar i Anglisë.
“Ishte një fillim shumë i mirë dhe një ndeshje e mirë për të. Tani është e rëndësishme që ai të mësohet me parimet tona të lojës, të kuptojë se kur duhet të lëvizë dhe kur të mos lëvizë, dhe shkalla e tij e punës është e jashtëzakonshme. Ai mund të jetë një pasuri e madhe për ne”, ka deklaruar Tuchel.