image Broja bën huqjen e vitit me Chelsean në miqësore - VIDEO

Futboll

Broja bën huqjen e vitit me Chelsean në miqësore – VIDEO

news image

Chelsea është duke e zhvilluar miqësoren e fundit parasezonale para rikthimit në aksion për sezonin 2022-23.

Blutë janë duke luajtur ndaj skuadrës italiane, Udinese.

Thomas Tuchel i ka besuar shqiptarit Armando Brojës për ta drejtuar linjën sulmuese, duke e futur në formacionin startues.

Reprezentuesi i kombëtares shqiptare megjithatë ka dëshpëruar, duke e bërë një huqje “epike”.

Pas një pasimi të bukur nga Ziyech, Broja nuk arriti të fuste topin në rrjetë pavarësisht se u gjend në një pozitë mjaft të mirë, përballë portierit nga një distancë shumë e shkurtër.

/GazetaSinjaliSport/