image Jo vetëm Koulibaly, Chelsea interesohet për mbrojtësin e PSG-së, Tuchel dëshiron tre qendërmbrojtës të rinj

Futboll

Jo vetëm Koulibaly, Chelsea interesohet për mbrojtësin e PSG-së, Tuchel dëshiron tre qendërmbrojtës të rinj

news image

Chelsea duket se do të jetë e zënë këtë afat kalimtar në repartin defanziv.

Pas largimeve të Andreas Christensen dhe Antionio Rudiger – duke u larguar me parametra zero në Barcelonë, respektivisht Real Madrid, klubi londinez tashmë është duke shikuar alternativat për t’i zëvedësuar ata.

Chelsea tashmë është në bisedime me Man City për mbrojtësin holandez Nathan Ake, me klubin kryeqytetas që kërkon rreth 40 milionë.

Londinezët gjithashtu së fundi kanë hyrë në garë për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly, madje raportohet se marrëveshja është shumë afër që të ndodhë.

Megjithatë kjo nuk duket e tëra për blutë, pasi siç raporton gazetari i famshëm i Telegraph, Matt Law, Tuchel i dëshiron tre qendërmbrojtës t’i sjellë në këtë merkato verore.

Një tjetër lojtar që pëlqehet nga Tuchel është mbrojtësi i PSG-së, Presnel Kimpembe. Lojtari pritet të largohet nga parisienët me ardhjen e mundshme të Milan Skriniar tek francezët.

/GazetaSinjaliSport/