image Tuchel e dëshiron me ngulm Aubameyangun, e konsideron sulmuesin 'perfekt' për klubin

Futboll

Tuchel e dëshiron me ngulm Aubameyangun, e konsideron sulmuesin ‘perfekt’ për klubin

news image

Chelsea është duke menduar për të rritur opsionet për fazën sulmuese.

Blutë kanë larguar këtë verë dy sulmuesit, Romelu Lukaku në drejtim të Interit dhe Timo Werner në drejtim të Leipzig.

Londinezët tani aktualisht kanë vetëm sulmuesin shqiptar, Armando Brojën si opsion për pozitën e sulmuesit 9.

Si rrjedhojë e kësaj, Chelsea është duke konsideruar opsione dhe Pierre-Emerick Aubameyang duket se është i preferuar i teknikut Tuchel, me të cilin kishin bashkëpunuar edhe gjatë kohës te Dortmundi.

Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, Thomas Tuchel po i bën presion Todd Boehlyt për të nënshkruar me Pierre Aubameyang pasi ai konsiderohet sulmues perfekt.

Megjithatë, sipas Romanos, Barcelona nuk ka marrë ende propozim zyrtar nga klubi londinez.

/GazetaSinjaliSport/