image Pakënaqësi ndaj trajnerit Tuchel, Werner mund të largohet nga Chelsea këtë verë

Futboll

Pakënaqësi ndaj trajnerit Tuchel, Werner mund të largohet nga Chelsea këtë verë

news image

Timo Werner mund të përcjell Romelu Lukakun dhe të largohet nga Chelsea këtë verë.

Gjermani kaloi dy sezone aspak të mira nga numrat që kur u transferua në klub më 2020.

26-vjeçari tani mund të largohet nga skuadra pasi ai është i mërzitur dhe i zhgënjyer me Thomas Tuchel i cili ka qenë skeptik dhe kritik i tij, raporton Florian Plettenberg nga Sky Germany.

Gjermanit i pëlqen Chelsea, mirëpo ai dëshiron të luajë rregullisht pasi qëllimi i tij është që të ketë një rol të madh në Botërorin e këtij viti, kësisoj mund të gjejë ndonjë alternativë të re këtë verë.

Werner ka shënuar 23 gola në 89 paraqitje me blutë në të gjitha garat.

/GazetaSinjaliSport/