image Tuchel flet për dy objektivat e klubit, Aubameyang e Fofana

Futboll

Tuchel flet për dy objektivat e klubit, Aubameyang e Fofana

news image

Chelsea është ende në kërkim të blerjeve të reja, ndonëse tani është bërë skuadra që ka transferuar më së shumti këtë merkato verore.

Pas Koulibalyt, Sterling dhe Cucurellas, londinezët po kërkojnë një tjetër qendërmbrojtës, një mesfushor dhe një sulmues.

Nga ajo se çfarë është spekuluar në media të ndryshme, objektivat e Chelseas janë Wesley Fofana, Frenkie de Jong dhe Pierre-Emerick Aubameyang.

Tekniku i bluve, Thomas Tuchel është pyetur për një lëvizje të mundshme të Fofanas dhe Aubameyangut.

“Më pëlqeu shumë të punoja me të, ishte kënaqësi. Unë kurrë nuk kam pasur ndonjë problem.

Disa lojtarë mbeten lojtarët tuaj, pasi jeni shumë afër. Auba është një prej tyre lojtarë. Edhe kur luajtëm me Arsenalin, menjëherë ishte një lidhje e ngushtë”, deklaroi ai.

Tuchel ishte në humor tjetër kur u pyet për Fofanan:

“Më vjen keq, por nuk do të komentoj. Sado e mirë të jetë pyetja juaj… nuk do të komentoj”.

Tuchel më pas konfirmon se Chelsea po kërkon një qendërmbrojtës më shumë.

/GazetaSinjaliSport/