Në fitoren e Chelseat kundër Leicester Cityt me rezultat 2-1, ndeshje kjo e cila ishte shumë e rëndësishme për shkak se të dy këto skuadra po luftojnë për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, N’Golo Kante ishte ai që lëshoi fushën shumë herët për shkak se pësoi një lëndim dhe kjo i shqetësoi tifozët e “Bluve” të Londrës, përcjell Sinjali Sport.
Francezi filloi ndeshjen e së martës nga minuta e parë dhe ishte ndër më të mirët në pjesën e parë, por u desh të zëvendësohej nga Mateo Kovacic për shkak të lëndimit.
Ndërsa Kante po dilte nga fusha, Tuchel shihej në bisedë me francezin në lidhje me gjendjen e tij, duke treguar se tërheqja e tij nuk ishte një vendim taktik. Kjo nxiti shqetësimin e tifozëve duke pasur parasysh që finalja e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt është vetëm 10 ditë larg.
Duke folur pas ndeshjes, Tuchel tha lajme pozitive për 30-vjeçarin, duke zbuluar se mesfushori u zëvendësua thjesht si një masë paraprake. Sipas teknikut gjerman, Kante i komunikoi se kishte frikë se do të kishte ndodhur dëmtimi i muskujve nëse ai do të qëndronte në fushë, duke nxitur kështu vendimin për ta tërhequr atë.
“N’Golo nuk është i dëmtuar. Ai më tha dhe unë e kuptova mirë në frëngjisht, ai doli para së të dëmtohej,” tha Tuchel, sipas “The Sun”.
“Ai i ndjeu dhimbje në shpatullat e tij dhe ishte i shqetësuar se do të lëndohej nëse vazhdonte të luante. Ne do t’i bëjmë kontrollet e tij. Kam një ndjenjë të mirë për N’Golon.”, tha Tuchel. /Gazeta Sinjali Sporti/