image Man Utd bën një lëvizje për Kanten

Futboll

Man Utd bën një lëvizje për Kanten

news image

Mesfushori nga radhët e Chelsea-t, N’Golo Kante kërkohet në Old Trafford nga klubi i Manchester United, raporton Mirror, transmeton Sinjali Sportiv.

Man United ka filluar bisedimet me agjentët e N’Golo Kantes ndërsa ata kërkojnë të sigurojnë një marrëveshje të befasishme, sipas Mirror.

Chelsea është i hapur për të shitur francezin, por Kante do të duhet të marrë një ulje të konsiderueshme të pagës për të siguruar një kalim në Old Trafford.

Trajneri i Man United, Ole Gunnar Solskjaer është një tifoz i madh i Kante-s dhe beson se ai mund të forcojë mesfushën e Djajve të Kuq. /Sinjali Sportiv/