image Kante frikësohet të stërvitet për shkak të Covid 19, reagojnë bashkëlojtarët

Futboll

Futboll/ Kante frikësohet të stërvitet për shkak të Covid 19, reagojnë bashkëlojtarët

news image

Futbollisti i Chelseas N’Golo Kante nuk është duke u stërvitur me skuadrën për shkak se ka frikë nga koronavirusi.

Skaudra angleze i ka dhënë leje atij që të mos stërvitet, transmeton Gazeta Sinjali.

Pas këtij veprimi, bashkëlojtarët e Kantes i kanë dal në përkrahje atij.

Portieri i dytë i Chelseas, Willy Caballero ka treguar se Kante ka pasur një periudhë jo të mirë në karantinë.

‘Ai ka rezultuar negative për Covid 19, por ai ka pasur një periudhë të keqe gjatë qëndrimit në karantinë për simptomat e virusit që gjë I kanë shkaktuar atij frikë’, u shprehë Caballero.

Tutje, sulmuesi i Chelseas, Olivier Giroud ka treguar se të gjithë po e përkrahin atë.

‘Ai nuk u ndje i sigurt kur u kthye në stërvitje sepse ashtu ndihej. Ne e dimë që ai I do stërvitjet dhe vrapimet. Ne e mbështesim atë’, tha Giroud./Gazeta Sinjali/