image Zyrtare: Chelsea lë Aubameyangun jashtë listës së Ligës së Kampionëve

Futboll

Zyrtare: Chelsea lë Aubameyangun jashtë listës së Ligës së Kampionëve

news image

Pierre-Emerick Aubameyang është përjashtuar nga skuadra e Chelseat në Ligën e Kampionëve për fazën eliminatore për t’i lënë vend nënshkrimit të Enzo Fernandez, 107 milionë funte.

Sulmuesi nuk ka startuar asnjë lojë për Chelsean që nga nëntori dhe fluksi i nënshkrimeve të reja vetëm sa do të bëjë më të vështirë praninë e reprezentuesit të gabonit në sulm.

Që kur u transferua në Stamford Bridge në gusht, sulmuesi nuk ka arritur të vendoset në skuadrën e Chelseat, me Kai Havertz që shpesh vendoset si numri 9.

Aubameyang megjithatë i ka nisur të gjashtë ndeshjet për Chelsean në Ligën e Kampionëve këtë vit, duke shënuar kundër AC Milan në Stamford Bridge dhe San Siro.

Chelsea gjithashtu është detyruar të lërë mbrojtësin Benoit Badiashile jashtë skuadrës së tyre në Ligën e Kampionëve, të cilin e bleu në janar për 35 milionë funte, ndërsa krahu i larguar Hakim Ziyech e mban vendin e tij.

Blutë do të përballen me Borussia Dortmundin në dy ndeshjet në 1/16 më vonë këtë muaj, por Graham Potter me kokëdhembje në përzgjedhje pasi Chelsea transferoi tetë lojtarë të tjerë në janar.

Nënshkrimi rekord britanik prej 107 milionë funte i fituesit të Kupës së Botës, Enzo Fernandez, i çoi shpenzimet e Todd Boehly në 323.5 milionë funte në janar.

/GazetaSinjaliSport/