image Bisedime "pozitive" mes Aubameyang dhe Chelseas, 'topi' tani tek Barcelona

Futboll

Bisedime “pozitive” mes Aubameyang dhe Chelseas, ‘topi’ tani tek Barcelona

news image

Chelsea duket më afër transferimit të sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang.

Raportohet se londinezët kanë një marrëveshje verbale me futbollistin, por tani duhet të negociohet mes dy klubeve.

Gazetari italian, Fabrizio Romano përmes një përditësimi të ri ka deklaruar se atij iu është thënë se takimi mes përfaqësuesve të lojtarit me Chelsean të enjten mbrëma ishte “shumë pozitiv” dhe kushtet personale nuk do të jenë një problem.

Sipas Romanos, tani është koha për bisedime me Barçën, por çmimi prej 30 milionë euro konsiderohet shumë i lartë nga kampi londinez.

/GazetaSinjaliSport/