image Barcelona ia cakton çmimin Aubameyangut

Futboll

Barcelona ia cakton çmimin Aubameyangut

news image

Barcelona raportohet se i ka vendosur një çmim Pierre-Emerick Aubameyangut.

Klubi londinez Chelsea e ka shënjeshtruar reprezentuesin nga Gaboni, dhe është duke bërë përpjekje që ta transferojë atë.

Megjithëse raportohej se klubi spanjoll nuk do ta lejojë larigmin e tij, Barça duket se i ka vendosur çmimin e tij.

Siç raporton ‘Relevo’, Barcelona po kërkon 25 milionë euro për të liruar Aubameyang.

Chelsea nuk ka bërë ende një propozim zyrtar, por ata mund të bëjnë së shpejti.

Kushtet ekonomike të sulmuesit, i cili në këtë vit të dytë rriti të ardhurat, mund të jenë pika kryesore e diskutimit.

/GazetaSinjaliSport/