image Torres e Aubameyang ndryshojnë numrat e fanellës për sezonin e ri te Barcelona

Futboll

Torres e Aubameyang ndryshojnë numrat e fanellës për sezonin e ri te Barcelona

news image

Dy sulmuesit e Barcelonës kanë njoftuar për ndryshimin e numrave në fanellën e klubit blaugranas.

Pierre-Emerick Aubameyang dhe Ferran Torres do të kenë zyrtarisht numra të rinj për sezonin e ri.

Ferran Torres nuk do të mbajë më numrin 19 të sezonit të kaluar dhe numri i tij i ri është zbukuruar nga disa emra të famshëm të Barçës, si Hagi, Overmars, Rivaldo dhe Neymar.

Kujtojmë se Ferran nuk është i vetmi anëtar aktual i skuadrës që mban numrin 11 për klubin. Ousmane Dembélé veshi numrin 11 gjatë katër viteve të tij të para në Barcelonë, përpara se të kalonte në numrin e tij aktual 7 për sezonin 2021/22.

Ndërkohë, pasi kishte veshur fillimisht fanellën me numrin 25, Pierre-Emerick Aubameyang tani do të bart numrin 17, të bartur nga disa lojtarë sulmues në të kaluarën e afërt të FC Barcelona, duke përfshirë Luuk De Jong, i cili kishte numrin për sezonin 2021/22.

Sulmues të tjerë që kanë veshur fanellën me numrin 17 për Barçën përfshijnë Griezmann, Pedro, Paco Alcácer, Giovanni Dos Santos, Trincao dhe Munir, të gjithë duke luajtur si anësorë ose sulmues gjatë kohës së tyre në klub.

/GazetaSinjaliSport/