Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur gjatë ceremonisë së betimit të kryetarit të ri të Rezervës Federale në Shtëpinë e Bardhë, ku ka komentuar marrëdhëniet ndërkombëtare dhe zhvillimet me disa vende.
Ai përmend udhëtimin e tij të fundit në Kinë, ku thotë se i ka thënë Xi Jinping se SHBA ka “ushtrinë më të madhe në botë”.
Trump pretendon se presidenti kinez nuk ka kundërshtuar.
“E shihni çfarë i kemi bërë Iranit? Irani po vdes për të bërë një marrëveshje,” thotë ai.
“Do të shohim çfarë do të ndodhë, por ne i goditëm fort dhe nuk kishim zgjidhje tjetër sepse Irani nuk mund të ketë armë bërthamore, nuk mund t’i ketë ato.”
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!