Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po akuzohet nga krebashkiakja e qytetit të Atlantës, për shkelje të ligjit për shkak të mosvendosjes së maskës në aeroportin e këtij shteti.
Aeroporti është pronë e qytetit të Atlantas, ku bartja e maskave është e detyrueshme me ligj.
Presidenti Trump, së fundi ka vizituar qytetin e Atlantës për të mbajtur një fjalim për gjendjen infrastrukturore, por i cili nuk ka dalur fare nga aeroporti.
Duke folur për CNN, kryetarja e Atlantas ka thënë: “Duke mos e mbajtur maskën, presidenti Trump shkeli ligjin në Atlanta, por disi as nuk jam e befasuar që ai shpërfilli rregullat dhe ligjet e qytetit tonë”.
Të enjten, Shtëpia e Bardhë nuk iu adresua në mënyrë direkte akuzave të kryetares së Atlantas por tha se presidenti i është përmbajtur këshillave nga Qendra për Kontroll të Sëmundjeve./ Gazeta Sinjali/