image Trump e Putin lëshojnë deklaratë të përbashkët bashkëpunimi

Botë

Botë/ Trump e Putin lëshojnë deklaratë të përbashkët bashkëpunimi

news image

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, lëshuan sot një deklaratë të rrallë të përbashkët në përkujtim të bashkëpunimit të vitit 1945 mes trupave amerikane dhe atyre sovjetike në Luftën e Dytë Botërore për disfatën ndaj Gjermanisë Naziste, si një shembull i mënyrës së bashkëpunimit mes vendeve.

Deklarata e Trump e Putin vjen në një kohë tensionesh ruso-amerikane dhe akuzave të ndërsjellta për konfliktet në Ukrainë, Siri apo dhe akuza dezinformimi për pandeminë e koronavirusit.

Wall Street Journal shkruante se vendimi për deklaratën e përbashkët kishte nisur një debat brenda administratës Trump, teksa disa zyrtarë thonin se ul tonin e kritikave të SHBA ndaj Moskës.

Deklarata shënoi përvjetorin e 25 prillit 1945 të takimit në urën e lumit Elbe, të forcave amerikane që vinin nga Perëndimi dhe atyre sovjetike që vinin nga Lindja.

“Ky event solli disfatën deçizive kundër regjmit nazist. Fryma e Elbe është shembulli sesi vendet tona mund të lënë mënjanë diferencat, të ndërtojnë besimin dhe të bashkëpunojnë për kauzat e mëdha”./Gazeta Sinjali/